Të gjithë udhëzuesit

Si ta njohësh vajin e ullirit ekstra të virgjër

Si dallohet një vaj ulliri ekstra i virgjër i vërtetë: çfarë thotë etiketa, si duhet të jetë shija dhe pse ngjyra nuk tregon cilësinë.

Pamje nga afër e ullinjve jeshilë mes gjetheve

Çfarë do të thotë ekstra i virgjër

Vaji i ullirit ekstra i virgjër nxirret nga ullinjtë vetëm me mjete mekanike, pa kimikate dhe pa rafinim. Sipas standardit, aciditeti i lirë nuk kalon 0,8 % dhe vaji nuk ka të meta në shije e aromë.

Çfarë të shohësh në etiketë

Kërko origjinën, vitin e korrjes dhe emrin e prodhuesit. Një etiketë që tregon se ku janë rritur ullinjtë dhe kur janë vjelë thotë më shumë se fjalët e bukura.

Shija nuk gënjen

Një vaj i freskët ka aromë frutash e bari të gjelbër, është pak i hidhur dhe djeg lehtë në fyt. Hidhësia dhe nota pikante janë cilësi pozitive. Aroma e rëndë, e thartë ose e ndenjur është shenjë e keqe.

Ngjyra dhe çmimi

Ngjyra nuk tregon cilësinë: vaji i mirë mund të jetë i gjelbër ose i artë. Çmimi shumë i ulët duhet të të bëjë të dyshosh, sepse një vaj i mbledhur me dorë dhe i nxjerrë në të ftohtë ka kosto.

Bli nga prodhuesi

Mënyra më e sigurt është të blesh drejtpërdrejt nga ai që e prodhon. Vaji ynë vjen nga një fermë e vetme në Vanaj, Fier, dhe nga një varietet i vetëm, Korroneiki.

Lexo edhe

Porosit